Dëshmia e Shullazit në Prokurori: Nuk kam konflikt me njeri. Armët në makinë nuk janë të miat

Emiljano Shullazi ka dhënë për grupin hetimor një ditë pas atentatit pranë mbikalimit të Kasharit.

“Po kthehesha në banesën time nga Fushë-Kruja në Tiranë, kur u gjenda nën breshërinë e plumbave që u zbrazën drejt meje”- mësohet të ketë thënë Shullazi, raporto Ora News. Sipas Shullazit, armët në makinë  mund të jenë të personave që tentuan ta vrasin. Nuk kam konflikt me njeri dhe nuk e di kush ka dashur të më vrasë. Armët nuk janë tonat. Mund të jenë të atyre që na qëlluan apo personave të tjerë”,- ka thënë Shullazi.

Ai ndërkohë ka mohuar të ketë lidhje apo dijeni me ngjarjen e ndodhur në “Rrugën e Kavajës”Prokuroria po kryen verifikime në lidhje me pronësinë e mjetit ku u plagos Shullazi, pasi mjeti nuk rezulton as në pronësi të tij dhe as në pronësi të Gilmando Danit, shokut të tij. Mbrëmjen e 5 janarit 2014 dy shokët po ktheheshin nga Fushë Kruja në Tiranë kur pranë mbikalimit të Kasharit janë gjendur mes një breshërie plumbash.

Të dy kanë mbetur të plagosur. Ndërkohë që 10 minuta më vonë në rrugën “Islam Alla” pranë rrugës së Kavajës, Arianit Sterio tentoi të vriste 4 persona, mes tyre edhe shokun tjetër të Emiljanos, Pajtim Serjanin. Në këtë tentativë vrasjeje Sterio tentoi të vriste Pajtim Serjanin , Denis Ramanin, 28 vjeç, Ditmir Reçin, dhe Roland Metën, ky i fundit polic. Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë Arianit Sterio ndërsa Meta është plagosur rëndë. Policia i ka vënë prangat kolegut të tyre Meta.

SHKARKO APP