Dëshmia: “Feçor Shehu erdhi në 2 të natës në qelinë time për të më përdhunuar”
Rukie Rama ka vijuar dëshminë e saj për terrorin që ka pësuar nën regjimin komunist.
Ajo ka thënë se përveçse një zyrtar i lartë i Ministrisë së Brendshme ka kërkuar të bëjë seks me të, refuzimi i së cilës bëri që të arrestohet, është tentuar që të përdhunohet edhe nga ana e Feçor Shehut, ish-ministër i Brendshëm.
“Ishte ora dy pas mesnate e 22 gushtit të vitit 1974.
Më morën nga qelia dhe më çuan në një dhomë tjetër. Aty bashkë me operativin e zonës u shfaq Feçor Shehu, i cili sa më pa më kërkoi të hiqja kapësen e flokëve.
Sakaq u çua nga vendi dhe m'u vërsul si qen i tërbuar. Nuk e di ku i gjeta forcat dhe ia hoqa duatr gjithë urrejtje.
Tjetri që rrinte në këmbë, kur e pa se shefi nuk ia arriti dot qëllimit, u mundua të ulte gjakrat.
“Bushtër e keqe, keq e më keq do shkojë puna jote”, mërmëriti nëpër dhëmbë Feçori dhe hapi derën e u zhduk si hije”, ka thënë Rama në vijim të intervistës së saj për mediat.
KOHA JONË SONDAZH

