Dështon për të disatën herë seanca për inceneratorin e Fierit, ja arsyeja

Këtë të premte, seanca në Apelin e Posaçëm për inceneratorin e Fierit, ka dështuar për të disatën herë. Shkak u bë mungesa e dy avokatëve të ish-ministrit të mjedisit Lefter Koka.

Njëri prej tyre Denis Karaj u gjobit me 5 mijë lekë të reja, ndërsa Mërtiri paraqiti shkresë në sekretarinë e gjykatës, ku njoftoi se kishte një problem shëndetësor.

Ndërsa Karaj njoftoi gjykatën që ishte jashtë vendit, gjë e cila nuk u mor parasysh nga gjykata që vendosi ta gjobiste atë.

Seanca e radhës në ngarkim të personave te dënuar, u la në datë 18 tetor ora 11.00.

Më herët për inceneratorin e Fierit, Lefter Koka, është dënuar 6 vite e 8 muaj burg, ndërsa ish deputeti Alqo Bllako 2 vite e 8 muaj burg.

SHKARKO APP