Dështon “testi” i uniformës së Policisë së Shtetit. Të dobëta, të zbardhura dhe të papërshtatshme
Nuk ka nevojë të presësh fundin e hetimit për tenderin e uniformave, për të arritur në përfundimin se cilësia e tyre lë vërtet për të dëshiruar.
Vetëm 7 muaj nga lançimi dhe veshja e tyre, ato pothuajse kanë dalë jashtë përdorimit. Top Channel kontaktoi me disa punonjës policie, të cilët thanë se përveç materialit sintetik, ato janë të papërshtatshme edhe në kohë shiu.
Punonjësit e policisë kanë hasur problem edhe gjatë verës me uniformat, pasi dy bluzat me mëngë të shkurtra, që kishin në dispozicion për këtë sezon, janë të një materiali të dobët dhe për shkak të larjeve të shpeshta janë bërë të papërdorshme.
Rrobat, përfshirë dhe kapelja janë zbardhur, ndërsa mëngët e këmishave janë të dëmtuara dukshëm. Ndërkohë, në lidhje me hetimet që po kryen nga “task forca” e Prokurorisë së Tiranës, nga verifikimet paraprake dyshohet se këto uniforma nuk janë prodhuar në Turqi, pasi nuk disponohen ende fatura doganore për hyrjen e këtij prodhimi në vendin tonë.
Por Policia e Shtetit, nga ana tjetër, thotë se ka ndërprerë kontratën me kompaninë në fjalë që më 2 shtator, si dhe e ka kallëzuar në prokurori për akuzën e shpërdorimit të kompetencave.
TCH
Kontrata për uniformat e reja të policisë u prish në 2 shtator, i dilte ngjyra
KOHA JONË SONDAZH

