DETAJET/ Sekuestrimi i kamionit me drogë në Igumenicë, lënda narkotike vinte nga Shqipëria (Foto)



Mësohet se operacioni u zhvillua në 2 janar në Igumenicë, nga policia e Igumenicës, Athinës, Selanikut dhe Drejtoria e Përgjithshme e Antidrogës. Në një kamion të transportit ndërkombetar u gjeten dhe sekuestruan 213 kg 930 gram marijuane dhe u arrestuan dy grekë 48 dhe 51-vjeç. Kamioni kishte destinacion Gjermaninë ku do të pritej nga një grek 58-vjeç, i cili u arrestua pas bashkëpunimit me autoritetet gjermane. Ndërkohë, dje operacioni vazhdoi në Selanik ku u gjetën të magazinuara 79 pako me 51 kg 984 gram marijuanë që u sekuestruan dhe u arrestua një grek 61-vjeç.
Raportohet se në total u sekuestruan 265 kg 914 gram marijuanë, 2 kamione, 1 furgon, 2800 euro si dhe 4 celularë.
/BW


