Deti nxjerr në breg trupin e peshkatarit 42-vjeçar të mbytur

Deti ka nxjerrë në breg sot, trupin e njerit prej peshkatarëve të humbur në 4 janar në Adriatik, Avni Shahinajt, 42-vjeç. Shahinaj ishte në varkë me shokun e tij, Bekim Mançinaj, i cili nuk është gjendur ende.

Prej dy peshkatarëve u gjet vetëm varka e tyre e përmbysur disa ditë më parë, pavarësisht kërkimeve që nisën prej 2 anijeve dhe familjarëve që nga ajo ditë.

Trupi i Shahinajt u gjet nga familjarët në zonën e Bisht Pallës.Për peshkatarin tjetër, Bekim Mançinaj, kërkimet vazhdojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?