Devijimi i lumenjve. Fqinjëve u hapet oreksi. Greqia do Vjosën, Mali i zi do Bunën.

 

Pas detit, një konflikt i ri nis të përvijohet mes Greqisë dhe Shqipërisë. Kësaj here për cështjen e devijimi të ujërave të lumit Vjosa. Shoqëria civile ka nisur sot protestat përballë Ministrisë së Jashme, duke kërkuar mbrojtjen e Vjosës nga projekti grek për devijim të njëanshëm.

 

“Mos luaj me ujërat shqiptare, se ke luajtur me zjarrin e shqiptarëve.”- deklaroi ambientalisti Sazan Guri. Protestuesit mban në duar pankarta për mbrojtjen e lumit. Vetë ministri Bushati i takoi protestuesit dhe i ftoi në zyrë për një bisedë rreth 1 orë me ta. Por në takimin me ministrin, protestuesit u njohën edhe me një kërkesë të Malit të Zi për devijimin e ujërave të lumit Buna.

“Ne nuk kemi mbajtur asgjë të fshehtë. Takimet kanë qenë konstante. Çdo gjë është transparente e ditur.”– deklaroi Glevin Dervishi, këshilltari i ministrit Bushati.

Protesta e shoqërisë civile do të vazhdojë edhe nesër, teksa në Tiranë do të mbahet një takimin me ministrat e Jashtëm dhe zv.kryeministrat nga 13 vendet e Europës juglindore, përfshi edhe Greqinë. Devijimi i ujërave të lumit Vjosa është një cështje që daton prej korrikut 2013, ndërsa ka ardhur në vëmendje së fundmi, për shkak të lajmeve në media se Greqia do të bëjë devijim të njëanshëm të lumit në fillim të muajit mars.

SHKARKO APP