Dhuna në familje, në 48 orë 7 urdhërmbrojtje
Në harkun kohorë të dy ditëve të fundit, në vendin tonë, rëzultojnë të dokumentuara nga policia 7 raste dhunë në familje.
Sipas njoftimit të policive përkatëse në rrëthe, për femrat e dhunuara janë plotësuar kërkesë-padi për lëshimin e urdhërmbrojtjes së tyre.
Nga Policia e Tiranës, në 48 orët e fundit njoftohen këto raste:
Më datë 11.09.2015, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen E.L, 39 vjeç, banues në Tiranë, sepse bashkëshorti S.K, 50 vjeç, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.
Materialet ju kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë.
Më datë 11.09.2015, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen K.Z, 33 vjeç, banuese në Tiranë, pasi i dashuri i saj shtetasi A.P, 24 vjeç, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.
Materialet ju kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë.
Më datë 11.09.2015, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen G.M, 27 vjeç, banuese në Tiranë, sepse bashkëshorti G.M, 23 vjeç, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.
Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Më datë 13.09.2015 u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen L.K, 43 vjeç, banues në Tiranë, sepse bashkëshorti G.K, 50 vjeç, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.
Materialet ju kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë.
Më datë 13.09.2015, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen, D.Z, 18 vjeç, banues në Tiranë, sepse bashkëshorti, F.Z, 43 vjeç, banues në Tiranë , ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.
Materialet ju kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë.
RAST DHUNE NË DURRËS
Nga Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës,u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme,për shtetasen:
I.P.27 vjeçe,banuese në Durrës,pasi:
Bashkëjetuesi i saj,shtetasi H.K. 37-vjeç, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.
Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrësbazuar në Ligjin Nr.9669 datë 18.12.2006.
RAST DHUNE NË ELBASAN
H.S vjeç 27, banues në Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasen O.Q 20-VJEçE, banuese në fshatin Hotolisht Librazhd.
Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje” .