Dhunohet djali që ndihmoi në kapjen e Kostandin Xhuvanit

​Dhunohet djali që ndihmoi policinë të arrestonte Kostandin Xhuvanin. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e “Qytetit Studenti”. Enver Basha mësohet se u rrah nga dy persona, të cilët u vunë në prangat e policisë. Policia e Tiranës ka arrestuar mbrëmjen e sotme Flamur Shkëlqim Bulica dhe Ardit Ilmi Sula.Të dy janë arrestuar nga patrulla e parë pasi kanë rrahur dhe plagosur në mënyrë të dhunshme Enver Bashën. Arrestimi është bërë pasi ata akuzohen për plagosje të rëndë me dashje. Ndërkohë Basha ndodhet në Spitalin e Traumës për shkak të plagëve të rënda që ka marrë.

SHKARKO APP