Dhurata Çupi: Duhen zgjedhje të parakohshme, PD ka alternativën qeverisëse

Edhe pse qeveria dhe mazhoranca aktualisht janë në një marrëveshje për reformën zgjedhore për PD aksioni opozitar ka të njëjtin synim. Largimin e Edi Ramës dhe zgjedhje të parakohshme.

Ish-deputetja e PD, Dhurata Çupi në studion e lajmeve në Ora News tha se qytetarët nuk e duan Edi Ramën, pasi në 7 vjet nuk ka qeverisur, por ka keqqeverisur.

Dhurata Çupi: Pas një opozite 7-vjeçare Shqipëria është me keq nga kjo qeverisje. PD vazhdon të denoncojë aferat e kësaj keqqeverisje. Ashtu sikurse nga ana tjetër nuk mund të gjesh dy qytetarë që takohen, bisedojnë dhe që mos protestojnë ndaj kësaj keqqeverisje dhe mos kenë një mendim të përbashkët që ky kryeministër duhet të ikë, kjo qeverisje duhet të largohet dhe vendit duhet ti vinë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, zgjedhje të parakohshme për ti sjellë vendit një normalitet. 

Ish-deputetja u shpreh se PD e ka alternativën qeverisëse, ndaj vazhdimisht është në kontakte degët e PD, por edhe me qytetarët.

Dhurata Çupi: PD ka alternativën qeverisëse, ka bisedimet me target grupet, ka grupe të kryesisë së PD që janë në kontaktet me degët e PD, janë kontaktet me qytetarët, ashtu siç është e pashmangshme çdo organizimi opozitar, qoftë protestat qoftë programi qeverisës, detajimi i një platforme qeverisëse për të mbrojtur interesat e qytetarëve.

SHKARKO APP