Diçka që ndodh një herë në 100 vjet në Parlamentin e Francës (VIDEO)

Ata që po e ndiqnin live seancën e Asamblesë Kombëtare në Francë në disa televizione, do kenë mbetur të befasuar pasi deputetët nisën të këndojnë Marsejezen, himnin e tyre, me një pasion të rrallë.

Korrespondenti i BBC tha se nuk kishte parë kurrë në jetën e tij diçka të tillë.

Deputetët ishin ngritur në këmbë për të mbajtur një minutë heshtje, kur në fund të saj nisën të këndojnë.

Kjo është hera e parë që Marsejeza këndohet në parlament që prej fundit të Luftës së Parë Botërore.

Më pas deputetët votuan me 488 vota pro dhe 1 kundër për të zgjeruar sulmet ajrore franceze ndaj Shtetit Islamik.

SHKARKO APP