Didi, letër Drejtorit të Policisë Franceze: Bashkëpunim kundër terrorizmit

Drejtori i Përgjthshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi, i ka dërguar një letër ngushullimi duke i shprehur njëherazi edhe mbështetjen e tij dhe të Policisë Shqiptare në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar në përgjithësi dhe terrorizmit në veçanti ,  Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Kombëtare Franceze Z. Jean-Marc FALCONE, në lidhje me atentatin terrorist të ndodhur në zyrat e revistës “Charlie Hebdo” në Paris  -Francë.

Më poshtë keni tekstin e plotë të letrës drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Kombëtare  Franceze,  Z. Jean-Marc FALCONE.

"I nderuar koleg

Swiss Digital Desktop Reklama

Më lejoni që me anën e kësaj letre T’ju shpreh konsideratën time më të lartë dhe njëkohësisht t’Ju shpreh keqardhjen time më të thellë për atentatin terrorist që ndodhi në zyrat e revistës “Charlie Hebdo” në Paris, ku humbën jetën një numër i konsiderueshëm  gazetarësh  dhe oficerë të policisë , si dhe u plagosën shumë të tjerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me ndjenjë të thellë trishtimi, Ju shpreh ngushullimet e  mia më të sinqerta  familjarëve   të viktimave, popullit francez dhe organizatës që Ju përfaqësoni.

Ky akt i shëmtuar terrorist na detyron që të shtojmë  akoma edhe  më shumë  përpjekjet dhe bashkëpunimin tonë në luftën e përbashkët ndaj terrorizmit, në mënyrë që të ndalojmë këtë fenomen global.

Me këtë rast, në emër të Policisë së Shtetit  Shqiptar, si dhe në emrin tim personal, më lejoni t’Ju garantoj mbështetjen tonë maksimale  në luftën e  përbashkët kundër krimit  të organizuar në përgjithësi dhe terrorizmit  në veçanti.

I bindur në intensifikimin e luftës sonë të përbashkët kundër terrorizmit , si dhe duke qenë pranë Jush në këto momente të trishtuara për popullin francez , më lejoni Zoti.Falcone t’ju ngushullimet më të sinqerta".uaji sinqerisht,

 

Artan DIDI

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?