Didi letër policëve: Kini kujdes, ata që dhunojnë do ndiqen edhe penalisht

Pas publikimit të disa videove ditët e fundit, ku punonjësit e policisë dhunojnë qytetarët, drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi, iu ka dërguar një letër vartësve të vet.

Në letërporosi Didi kërkon nga vartësit e vet të bëjnë kujdes kur ndalojnë dhe shoqërojnë qytetarët.

Ai shprehet se në raste dhunë, punonjësit e policisë jo vetëm që do të pushohen nga puna, por edhe do të procedohen penalisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç letrës, Didi tre ditë më parë pati edhe një takim me drejtuesit e komisariatave në vend, duke iu dhënë udhëzime atyre që të marrin masa, në mënyrë që rastet e shfaqura së fundmi të mos përsëriten më.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?