Digjen gjatë natës dy automjete të parkuara në Durrës, policia jep detajet
Dy automjete janë djegur gjatë natës në Durrës.
Automjetet ishin parkuar në rrugë, tek ish- URT.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për zjarrvënie të qëllimshme.
Një prej automjeteve të djegura i përket kryeinxhinierit të OSHEE-së Durrës.
Njoftimi i policisë:
Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 17, në automjetin tip “Benz” të parkuar, në pronësi të shtetasit A. A., ka rënë zjarr.
Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur dhe një automjet tjetër, në pronësi të shtetasit E. H., që ishte i parkuar pranë automjetit tip “Benz”.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.