Digjen goma në vigjilje të Ditës së Verës te lulishtja në Berat, zjarrfikëset shuajnë zjarrin

Beratasit e nisën festën në vigjilje të Ditës së Verës. Persona ende të paidentifikuar i vunë zjarrin gomave mbrëmjen e sotme, të cilat i kishin grumbulluar në parkun “Dëshmorët e Kombit”, përpara Lapidarit kushtuar Pavarësisë, dhe u larguan me shpejtësi.

Në momentin e zjarrit, në park kishte jo vetëm banorë të lagjes por edhe fëmijë, të cilët janë frikësuar dhe kanë njoftuar Repartin Zjarrëfikës.

Shuarja e flakëve është kryer shumë shpejt, të afërsisë së stacionit zjarrfikës me parkun.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?