Digjet magazina në Berat, flakët kërcënojnë banesën pranë objektit

Një magazinë e mbushur me materiale bujqësore është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kaluar në fshatin Veterik të bashkisë Berat.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka nisur në ambientet e magazinës dhe më pas është përhapur drejt një banese dykatëshe që ndodhej ngjitur me të, duke shkaktuar dëmtime në katin e parë të saj.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse është bërë e mundur frenimi i përhapjes së zjarrit dhe shuarja e plotë e flakëve, duke shmangur dëme të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?