Digjet sistemin elektrik i Report Tv. Televizioni bën padi ndaj OSHEE

Një luhatje tensioni ka shkaktuar dëmtimin e rrjetit elektrik mbrojtës trefazor të televizionit informativ Report Tv në Tiranë. Rreth orës 20:00 të mbrëmjes së kësaj të mërkure pas një shkëputje të energjisë elektrike është regjistruar një goditje tensioni, që ka sjellë dëmtimin e sistemit elektrik trefazor të televizionit.

Sistemi elektrik mbrojtës i televizionit Report Tv është i teknologjisë së fundit, por shkëputja elektrike ka rezultuar fatale. Bashkë me sistemin elektrik është dëmtuar edhe rrjeti i internetit, i cili paralizoi punën në televizionin Report Tv dhe portalin Shqiptarja.com. Transmetimi në Report Tv u rikthye pas një 1 ore e 30 minuta dhe kjo falë punës së teknikëve të cilët punuan për riparimin e dëmit i cili llogaritet të jetë i konsiderueshëm.

Ndërkohë, nga ana e OSHEE-së nuk ka pasur asnjë njoftim për ndërprerjen e energjisë elektrike.  Ndërprerjet e energjisë elektrike nga ky institucion kohët e fundit kanë qenë të përsëritura, ndërsa nuk kanë munguar dëmet në familjet shqiptare të cilave iu lind e drejta të kërkojnë dëmshpërblim pranë OSHEE-së. Report Tv do kërkojë nga avokatët të ngrejnë padi për të marrë dëmshpërblim nga OSHEE për dëmet e shkaktuara nga kjo goditje e tensionit të lartë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?