Digjet tërësisht shkolla 9- vjeçare në Lushnjë, nga një ngrohëse e lënë ndezur

Nxënësit e një shkolle 9-vjeçare në Lushnjë dhe mësuesit e tyre e kanë gjetur veten sot para një situate të jashtëzakonshme. Me zbardhjen e ditës, ishte shkrumbuar plotësisht shkolla 9-vjeçare e fshatit Kashtëbardhë në Lushnjë. Zjarri  u dallua pak orë pas mesnatës dhe vazhdoi derisa e gjithë godina u dogj dhe u shemb. Zjarrfikëset dhe policia mundën vetëm të lokalizonin flakët që rrezikuan të përhapeshin tek banesat e tjera në  fshat.  Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, pasi hetimet vazhdojnë, por policia dyshon se zjarri mund të jetë shkaktuar nga ndonjë shkëndijë elektrike ose nga ndonjë mjet ngrohës i lënë ndezur në një nga klasat e shkollës.

SHKARKO APP