Disa Imamë në Maqedoni, Kosovë e Shqipëri mbahen nën survejim nga shërbimet sekrete të huaja

Frika për akte terroriste të ngjashme me ato në Parisë ka shtuar vigjilencën e shërbimeve sekrete maqedonase, por jo vetem te Maqedonise,  të cilat kanë vënë nën survejim aktivitetin e  imamëve shqiptarë në xhamitë e Shkupit, Kumanovës dhe Tetovës, raporton tetova.com. 

Autoritetet maqedonase ndjekin me kujdes të gjitha  ligjëratat e mbajtura nga imamët në këto xhami, takimet e tyre me qytetarët, por edhe postimet e videove fetare në youtube e facebook. Ato po survejohen dhe nga sherbimet e huaja intelegjente qe kane zyra ne Shkup, Kosovë dhe Tiranë. Vëmendja është e përqëndruar tek ata elementë që propagandojnë se pjesëmarrja në luftën e Sirisë bëhet për qëllime të shenjta. Ndikimi i të rinjve nga propaganda fetare shton shqetësimin se ata mund të përdoren për kryerjen e akteve terroriste.

Nga statistikat zyrtare mësohet se janë më shumë se 30 shqiptarë të Maqedonisë që kanë marrë pjesë në konfliktin sirian, 4 prej të cilëve kanë mbetur të vrarë në luftime. Për të parandaluar këtë fenomen  parlamenti i Maqedonisë ka sjellë edhe një ligj ku çdo qytetar që shkon për të luftuar dhe i bashkangjitet ndonjë ushtrie të huaj do të dënohet me minimum 5 vjet heqje lirie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po keshtu ne Shqiperi disa xhami e imame jane nen survejim per kete motiv, sidomos ne Tirane dhe ne Elbasan. Ndersa ne Kosove tre jane imamet qe survejohen ne cdo levizje.Krahas vezhgimit e survejimit te ketyre imameve e xhamive sherbimet sekrete po hetojne dhe pergjojne levizjet e personave qe kane lidhje e miqesi me keto Imame, te cilet jane ne qender te hetimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Te pyetur nga gazetaret nese ka hetimë mbi disa Imame, ministrite perkatese , pra ministria e brendshme e Shqiperise,Maqedonise dhe Kosove mohojne formalisht pergjimin per keto Imamë, por e verteta eshte se jane ne ndjekje. Brenda ketyre xhamive qe hetohen apo dyshohet sherbimi sekret ka infiltruar "besimtare" per te raportuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?