DITA 10-të/ Studentët vijojnë rezistencën para Kryeministrisë: Plotëso kërkesat!

Studentët vijojnë rezistencë para kryeministrisë.

Me thirrjet: “Rezistence! Ejani mblidhuni këtu! Nuk na ndal bora, nuk na ndal shiu, jemi rracë e fortë jemi frymë veriu!”studentët shprehen të vendosur për të vijuar rezistencën e tyre për plotësimin e 8 kërkesave.

Moti i keq dhe me shi nuk i favorizon shumë megjithatë ata vijojnë të qëndrojnë para kryeministrisë edhe pse në orën 10: 45 nuk janë të shumtë aq sa ditët e tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk ka rëndësi vendi se ku do protestojmë, rëndësi ka që ne nuk heqim dorë nga plotësimi i 8 kërkesave. Sikur të japësh 3 milionë asnjë nuk vjen aty. Plotëso kërkesat” tha një student me megafon duke iu përgjjgjur thirrjes që Rama bën përmes rrjeteve sociale, ekraneve televizive, apo parlamentit për dialog

Swiss Digital Mobile Reklama

Ora 13: 14 Protesta nuk ndalet 

Ish zv/ ministri i Arsimit Taulant Muka nxiti studentët të vijojnë protestën.

Por i dha dhe një këshillë, të pranojnë mes tyre dhe intelektualet.

Taulant Muka: “I sollët një shpresë qytetarëve. Pse nuk merr një soft ëear kundër plagjiaturave? Të çojnë para ligjit ata që bëjnë plagjiatura. Pse i tremben vetingut në akademi.  Pranoni mes jush dhe intelektualë që të tregojnë si bëhet zgjidhja. Unë isha në ministrinë e Arsimit,  aty ka këshilltarë me plagjiaturë dhe pa diploma. Një nga ata këshilltarë që ju quajti ngelës mezi mbaroi shkollën 12 vite në Itali dhe mori doktoraturën. Fund presionit është koha ti japim zë intelektualëve dhe studentëve”

Ora 11: 50 Urime nga Tirana për Kosovën, studentët përshëndesin krijimin e Ushtrisë

Votimi për krijimin e ushtrisë nga Kuvendi i Kosovës nuk ka kaluar jashtë vëmendjes së studentëve, pavarësisht problemeve të tyre.

Nga Kryeministria ku po protestojnë në ditën e 10, ata u përcollën urimet për këtë ditë historike motrave dhe vëllezërve nga Kosova.

Studenti: Sot ndoshta ne nuk kemi shumë përkrahje, por sot është një ditë historike për motrat dhe vëllezërit tanë kosovarë. Është ngritur historia, është ngritur ushtria e Kosovës. Studentët shqiptarë e mbështesin Kosovën, i mbështesin vëllezërit kosovarë për këtë ditë historike të tyre. Për Kosovën të këndojmë himnin tonë kombëtar.

Ora 10:50  Perkrahja nga studentet ne rrethe

Nderkohë një grup studentësh nga Lezha, jane nisur në këmbë nga kryqëzimi i Milotit drejt Tiranës për tju bashkuar protestës. Edhe në Gjirokastër, Vlorë dhe Korçë dhe Shkoder studentët protestojnë

Foto: Studentet marshojne drejt Tiranes

Ora 10:22 Studentët e  Shkencave të Natyrës dhe të Mjekësisë po marshojnë drejt Bulevardit për t’iu bashkuar studentëve para kryeministrisë.

Studentet kaluan naten para kryeministrise

Ndërkohë një grup studentësh kaluan natën para kryeministrisë edhe pse temperaturat kanë qenë të ulëta dhe ka pasur reshje shiu. Kjo ishte nata e trete që një grup studentësh kaluan natën jashtë.

Kjo është dita e 10-të e rezistencës së studentëve.

Tete kerkesat e studenteve 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?