Dita e katërt e përmbytjeve, Rama: Pas normalizimit të situatës, investime sa për 20 vjet

Reshjet e nisura në datën 31 janar kanë përmbytur rreth 5 mijë hektarë tokë, qindra banesa, si dhe kanë mbytur me mijëra kokë bagëti. Në ditën e katërt të përmbytjeve situata në lumenjtë kryesorë është drejt normalizimit, por problemet mbetet në zonat që janë përmbytur.

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri inspektuan zonat e përmbytura në zonën e Urës Vajgurore.

Kryeministri Edi Rama, pasi u njoh me situatën bëri apel që banorët të mos ngurrojnë për tu evakuuar nga banesat, kur kjo u kërkohet nga shtabet e emergjencës. Kryeministri vlerësoi punën e bërë nga shtabet e emergjencës, duke theksuar se gjithë institucionet janë në gatishmëri dhe kanë reaguar në kohë për emergjencën.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai tha se pas normalizimit të situatës do të investohet në të gjitha sistemet e qarkullimit të ujërva. Ai tha se investimet do të jenë sa për 20 vjet.Ndërkohë vijojnë të jenë nën ujë 65 banesa në Urën Vajgurore, të cilat u përmbytën nga vërshimi i lumit Osum, nga këto 35 familje janë larguar vet nga zona e rrezikuar, pjesa tjetër janë strehuar në katet e dytë të ndërtesave, ndërkohë që uji arriti nivelin 1 metër. Aktualisht niveli i ujit ka rënë, por megjithatë në Urën Vjagurore 50 hektarë tokë bujqësore janë ende nën ujë.

Gjithashtu janë të përmbytura edhe pompat e ujësjellësit. Pas mbledhjes së shtabit të Emergjencave, ka nisur furnizimi i banorëve me ujë të pijshëm, që bëhet me bote nga forcat e shërbimit zjarrfikës të Beratit.

Në komunën Perëndi të Kuçovës janë evakuuar 3 familje nga forcat e ushtrisë. Ndërkaq përmbytje ka edhe në fshatin Otllak, ku deri dje kanë qenë pjesërisht në ujë edhe shkolla, kopshti dhe ambulanca, të cilat janë pastruar me tërheqjen e ujit. Në të gjithë qarkun e Beratit janë 409 hektarë tokë bujqësore e përmbytur nga vërshimi i lumit.Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri po sot inspektojnë zonat e përmbytura në zonën e Urës Vajgurore. Ndërkohë vijojnë të jenë nën ujë 65 banesa në Urën Vajgurore, të cilat u përmbytën nga vërshimi i lumit Osum, nga këto 35 familje janë larguar vet nga zona e rrezikuar, pjesa tjetër janë strehuar në katet e dytë të ndërtesave, ndërkohë që uji arriti nivelin 1 metër.

Aktualisht niveli i ujit ka rënë, por megjithatë në Urën Vjagurore 50 hektarë tokë bujqësore janë ende nën ujë. Gjithashtu janë të përmbytura edhe pompat e ujësjellësit. Pas mbledhjes së shtabit të Emergjencave, ka nisur furnizimi i banorëve me ujë të pijshëm, që bëhet me bote nga forcat e shërbimit zjarrfikës të Beratit. Në komunën Perëndi të Kuçovës janë evakuuar 3 familje nga forcat e ushtrisë. Ndërkaq përmbytje ka edhe në fshatin Otllak, ku deri dje kanë qenë pjesërisht në ujë edhe shkolla, kopshti dhe ambulanca, të cilat janë pastruar me tërheqjen e ujit. Në të gjithë qarkun e Beratit janë 409 hektarë tokë bujqësore e përmbytur nga vërshimi i lumit.

Vlora nën pushtetin e ujit, evakuohen të tjerë të përmbytur

Vjosa “tërbohet” pas 50 vjetësh

Prençi: Më problematike komunat Novoselë dhe Levan

Novosela nën ujë, nis tërheqja e Vjosës drejt zonave më të ulëta

ARRSH: Ja situata e rrugëve të vendit mëngjesin e sotëm

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?