Dita pa Makina, Veliaj: Trefishohet numri i personave me biçikletë

Në Ditën Ndërkombëtare pa Makina u organizua edhe në Tiranë një aktivitet. Kryebashkiaku Erion Veliaj, theksoi se të bëhesh evropian, do të thotë të përdorësh edhe transportin publik si dhe biçikletat.

“Gjithë themi që duhet të bëhemi evropianë dhe mendojmë që evropian na bën vetëm ai flamuri me fushën blu dhe me yje të verdhë.  Qytetarë që përdorin transportin publik, që pedalojnë, që vrapojnë është gjithashtu edhe një sjellje e shëndetshme evropiane”, pohoi Veliaj.

Ai deklaroi se për Tiranën ka një lajm të mirë nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, duke theksuar se ndotja në kryeqytet është ulur me 15%.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Lajmi i parë na erdhi dje nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, e cila në të gjithë qytetet e Shqipërisë ka pasur një përkeqësim të situatës së ajrit, përveç Tiranës, e cila është përmirësuar me 15%. Trendi është në rënie. 15% ajri më i pastër do të thotë se po të vazhdojmë kështu çdo vit, për një periudhë 5-6 vite mund të kemi ajër shumë më të mirë”, tha Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kreu i Bashkisë deklaroi se është trefishuar numri i atyre që përdorin biçikletë, ndërsa premtoi se do të dhurohen edhe 1 mijë biçikleta tek stacionet e posaçme në mënyrë që qytetarët të mund të udhëtojnë brenda qytetit.

Disa gjëra kanë ndryshuar për mirë. Është trefishuar numri i atyre që kanë blerë një biçikletë. Trendi është i mirë, por është e pamjaftueshme”, shtoi Veliaj.

Investimet e Bashkisë përveçse i rrisin vlerën pronës, duke krijuar korsi të posaçme, heqin edhe pluhurin. Ne do të vazhdojmë me investime të këtij standardi.

Do të kemi edhe 1 mijë biçikleta që do të dhurohen për stacionet e biçikletave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?