Ditë arrestimesh. Urdhër arresti për Lul Berishën

Policia e Shtetit po zhvillon një operacion të gjërë anti-drogë në disa qytete, ku mes tyre është edhe Durrësi.

Pas Flamur Avdylit, pjesë e urdhër-arresteve ka qenë edhe Lul Berisha, por ky i fundit nuk është arritur të kapet nga policia duke ngritur dyshime se operacioni mund të jetë dekonspiruar.

Berisha akuzohet për trafik të lëndëve narkotike dhe të armëve, ndërsa referuar Report TV, informacionet për Berishën kanë ardhur nga Gjermania.

Ditën e sotme u arrestua një grup i trafikut të drogës në zonën e Shijakut duke vënë në pranga të paktën 6 persona. Në krye të arrestimeve është emri i Flamur Avdylit, por të  prangosur jane dhe Astrit Avdyli, Jasin Avdyli, Fatos Llaftiu, Shkëlqim Avdyli dhe Shaqir Gjepali.

Flamur Avdyli është i njohur për disa biznese në Shijak. Ai zotëron kompaninë “Orges Albania 2016” dhe hotelin luksoz “Germany” në Durrës. Ai ka qenë emigrant prej vitesh në Gjermani, ndërsa edhe vëllezërit e tij kanë qenë të dënuar për disa vepra penale. Grupi Avdyli akuzohet për trafik ndërkombëtar heroinë në Gjermani dhe disa vende të tjera të Bashkimit Europian.

Çfarë paralajmërojnë arrestimet e dy ish-deputetëve të PS?

SHKARKO APP