Divjakë, Ministri Klosi: Ky sezon turistik, shumë herë më i mirë se i kaluari
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, gjatë një takimi të mbajtur në qendrën e informimit të vizitorëve në parkun kombëtar Divjakë-Karavasta me Komitetin Rajonal të Turizmit u shpreh se këtë vit sezoni turistik është shumë herë më i mirë, ndonëse problemet nuk janë eliminuar tërësisht. Në fjalën e tij kreu i turizmit shprehu bindjen se rritja e numrit të turistëve do të vijojë edhe gjatë muajit gusht edhe për shkak të përparësisë së zhvillimit që ishtë dhënë zonës. Më tej ministri Klosi kërkoi nga drejtuesit vendorë që të shtojnë masat për të rritur sigurinë në plazhe dhe minimizimin e problematikave që lidhen me mjedisin dhe shërbimet.
Pjesë nga deklarata
Zona e Divjakës është në planet e një zhvillimi turistik por që në bazë të përpjekeve vazhdueshme që ka bërë kryetari i bashkisë. Mendoj që është një sezon shumë më i pastër, pjesa e plazheve dhe e rërës është padyshim si asnjëherë tjetër 100% e kontrolluar dhe investimi i bërë para se të fillonte sezoni për të realizuar këtë pastërti bën të mundur që gjatë sezonit të kemi shumë më pak punë por edhe një punë e cila të bën të ndihesh mirë sepse mban pastër një gjë që është e pastër.
Falë një sistemi të ri të mbrojtjes së jetëve në plazhet tona, kemi shumë më pak ngjarje tragjike në plazhet tona paçka se ato duhet të ishin eliminuar. Shtimi shumë i madh i njerëzve që frekuentojnë plazhet do të ketë edhe ngjarjet e veta por realizimi për herë të parë i një rrjeti të plotë, pikash vrojtimi.
250 ruajtës të jetës në plazh në të gjithë territorin e plazheve shqiptare, kanë bërë të mundur që të kemi siguri më të madhe dhe jetë shumë më tepër të shpëtuara, nga këta ruajtës duke na bërë ne që të kuptojmë që kemi shumë më tepër nevojë që të shtojmë numrin e ruajtësve të plazhit.
KOHA JONË SONDAZH

