Divjakë, në timon në gjendje të dehur arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar sot në Divjakë pasi drejtuan mjetin në gjendje të dehur.

Të arrestuarit janë Almir Llupo, 42 vjeç, banues në fshatin Goriçaj të Divjakës dhe Albert Muça, 49 vjeç, banues në fshatin Çermë e Sipërme në Lushnje.

Almir Llupo u kap duke drejtuar mjetin tip “Benz”, me targë AA 312 CV, në gjendje të dehur, ndërsa Albert Muça, gjithashtu në gjendje të dehur po ngiste mjetin tip “Ford Fokus” me targa AA 172 AP.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” ./report tv

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?