Djali i Azem Hajdarit: Berisha më merrte në prehër, ja çfarë më tregonte për babin
Djali i Azem Hajdarit për herë të parë ka folur për fëmijërinë e tij dhe raportet që ka me Sali Berishën. Azemi tha se Berisha e vizitonte gjithmonë që kur ishte i vogël dhe e mbante në prehër, ku i tregonte se sa i guximshëm ka qenë babai tij.
Azem Hajdari: Kur isha i vogël vinte na vizitonte për përvjetore, vinte dhe më mbante në prehër atëherë se isha i vogël. Më tregonte foto të babit dhe thoshte kush do që ishte me Azemin, ndiheshe sikur ishte me ushtrinë, nuk kishte pse të kishe frikë po të ishe me atë. Më ka treguar një moment kur Azemi ishte në protestën që po zhvillonte PD dhe dikush hedh një granatë. Babai hidhet ta presë pa pyetur se sa rrezik kishte.
Të pëlqen politika? Kë dëshirë t’i hysh rrugës së politikës?
Azem Hajdari: Politika mua më pëlqen për të vetmen arsye se mënyra më e mirë për të bërë mirë është politika. Për shkak të kësaj mendoj që ndoshta një ditë, sepse nuk është diçka që e mendoj tani, duke qenë në politikë mund të kem një ndikim të mirë. Mendoj që politika për mua edhe nëse nuk do isha djal i Azem Hajdarit, mendoj që politika ka rëndësi të veçantë.
KOHA JONË SONDAZH

