Djali i pastrueses, letër nga paraburgimi për babain e tij: Më nxirr nga këtu, nuk do t’ia fal kurrë mamit!

Nuk ndalon historia e vjedhjes së qindra mijëra eurove nga një pastruese dhe djali i saj. Një letër e bërë publike nga mediat tregohet se djali “nuk do t’ja fal kurrë këtë gjë mamit”.

Nga letra e shkruar nga djali, Havier Dobi, kuptohet se duhet të ketë e ëma që e ka nxitur në këtë udhë krimi e vjedhje.

Nga ambientet e paraburgimit, Havier Dobit, i riu, i cili së bashku me të ëmën e tij akuzohet se kanë grabitur me qindra mijëra euro në banesën e një zyrtare të Edi Ramës, i ka shkruar letër të atit të tij dhe të dashurës.

Në letrën e siguruar nga mediat, Dobi i shkruar të atit se është shumë mirë, por i kërkon që ta nxjerrë sa më parë që aty, pasi shprehet se i vjen të vrasë veten. Më tej ai shton në letër se këtë gjë nuk do ia falë kurrë të ëmës.

“Babai im i dashur, jam shumë mirë. Mos u bëj merak. Duhet të jesh sa më i qetë. E mora letrën që kishe shkruar dhe mu mbushën sytë me lot, mu shkatërrua zemra.

Të lutem, të lutem me zemër që të bësh gjithçka që të më nxjerrësh të lutem. Jam bërë si mos më keq, nuk dua veten time. Më vjen të vras veten.

Po të lutem të bësh cdo gjë, nuk rri dot më. Dhe mamit nuk do ja falja kurrë këtë gjë. Mos u bëj merak, ju dua shumë. Do dal vetëm për ju”- shkruan djali.

Ndërkohë sot news24 ka intervistuar bashkëshortin e Rozeta Dobit.

Gazetari Igli Çelmeta ka intervistuar bashkëshortin e pastrueses, Spartak Dobit.

Ky i fundit ka rrëfyer për gazetarin se nuk ishte në dijeni për këto vjedhje, madje pohoi se bënin një jetë të thjeshtë. Mes të tjerash i moshuari, që kishte dalë dhe në pension, pohoi se makinën e parë ia kishte blerë vetë djalit. Madje ai shtoi se nuk ishte në dijeni se me çfarë merrej djali i tij, i cili kishte 3 makina luksoze.

“Nuk kisha dijeni për të vjedhjet, por punonte punëtore ne banesa pastruese neper shtëpi. Kishte 13 vjet qe punonte. Se di ne cilat banesa kane punuar gruaja. Por e di qe tek kjo gruaja njëherë e kam takuar, se mbaj mend me se është e ndare dhe me te shoqin dhe s’me hyn ne pune..Po ta dija do denoncoja vete. Djali është përdorur nga bashkëshortja për të kryer këto vjedhje. Ata ishin në gjendje të rënduar psikologjike. Bashkëshortja s’e ka pranuar e vetme fajin, por ka përfshirë dhe djalin e saj.”, tha ai.

SHKARKO APP