Djali i Remzi Hoxhës: Veç te Rama kam besim për zbardhjen e zhdukjes së babait tim

 

Djali i Remzi Hoxhës, Ardiani ditën e sotme para se të fillonte seanca plenare, u ka dorëzuar deputetëve dhe kreut të Kuvendit nga një kërkesë duke u bërë thirrje për vullnet politik për të gjetur eshtrat e babait të tij dhe autorët e vrasjes.

“Duhet të gjendet Ilir Kumbaro, që është dënuar me 15 vite, por kjo mund të zgjidhet vetëm me vullnet politik.

Vullneti i deputetëve të PS ishte pozitiv, kishte nga ata që u ndalën për të marrë ftesën.

Erjon Braçe më tha që do të merremi me këtë çështje.

Nuk do të ndalem së kërkuari.

Edhe pas 20 viteve kam besim, pasi qeveria e tanishme nuk është e implikuar në këtë krim.

Përpara ishin në pushtet ata që dhanë urdhër për ta ekzekutuar babanë tim.

Rama para dy viteve më tha se do të merret me këtë çështje, tani duhet të tregojë me vepra dhe jo vetëm me fjalë”,ka pohuar ai.

 

SHKARKO APP