Djali plagos me thikë të atin

Krimi brenda famijes ende nuk po ka të ndalur, përsëri një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e mbrëmjes në qytetin e Shkodrës, ku djali plagos me thikë të atin 54 vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skëndërbeg” ku shtetasi Marjan Kasneci 54 vjeç është qëlluar me thikë nga i biri.

Gjithçka ka ndodhur në ambientet e lokalit në pronësi të tyre, pas një debati që babë e bir kanë pasur.

Në vendgjarje kanë mbërritur forcat e policisë, ndërsa i plagosuri është dërguar në spitalin rajonal. 54-vjeçari mësohet se ka marrë plagë në gjoks, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka arrestuar autorin e plagosjes, Damantino Kasneci, ndërsa po hetohet dinamika e plotë e ngjarjes.

SHKARKO APP