Do i kthehet pronarit, sherr mes përmbarimit dhe artistëve të Cirkut, hapet dera me dhunë (VIDEO)
Aktualitet E Martë, 1 Qershor 2021 03:21
Kjo, pasi Përmbarimi ka shkuar për të ekzekutuar vendimin për sekuestrimin e tokës ku është ngritur çadra e Cirkut Kombëtar por artistët e kanë kundërshtuar këtë vendim, pasi sipas tyre nëse iu merret kjo pjesë (rreth 400 metra katrorë) gjithë vendi tjetër është jofunksional.
Përmbarimi po tenton të çmontojë cadrën e cirkut për të ekzekutuar një vendim gjykate që i ka dhënë të drejtë palës tjetër por sipas artistëve përmbarimi nuk ka një leje të posaçme nga Ministria e Kulturës
Më pas përmbaruesit janë detyruar të hapin derën e cirkut me dhunë, ndërsa artistë janë ngujuar brenda çadrës. Kjo gjë i ka detyruar përmbaruesit të ndalojnë, por nuk dihet ende se si do të procedohet.

