Do kryente sulme gjatë ndeshjes Shqipëri- Izrael, ‘arrest në burg’ për Ergys Fasllinë

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën ‘Arrest në Burg’ për Ergys Faslliun, i cili dyshohet se do kryente sulm terrorist gjatë ndeshjes ‘Shqipëri-Izrael e cila u zhvillua në Elbasan.

Ergys Faslliu ishte drejtues i celulës terroriste e cila ishte e përbërë nga 4 persona.

Berberi nga Shkodra do të qëndrojë në burg, edhe pas masës së dhënë nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda, i akuzuar si kreu i celule terroriste qe do kryente sulm ne stadiumin e Shkodrës gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ergys Fasllia punonte si berber ne Shkodër, por dyshohet se njëherësh drejtonte celulën e përbërë nga 4 persona.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fasllia kerkoi lirimin në Gjykatën e Apelit, pas masës ‘arrest në burg’ që dha Shkalla e Pare e Krimeve të Rënda.

Sipas prokurorisë Fasllia duhet te qëndrojë ne burg pasi për të po kryhen ende hetime.

Ergys Fasllia u zbulua pas informacioneve të dhëna nga shërbimet inteligjente dhe pas arrestimit të një celule me të cilën ai bashkëpunonte ne Kosovë.

Të katër personat e arrestuar nga Antiterrori dhe prokuroria në Shkodër mohojnë akuzat për terrorizëm.

Shtetasit e vendosur në pranga Ergys Fasllia, Xhezair Fishti dhe Medat Hasani si dhe Bekim Protopa, kanë hedhur poshtë akuzat për terrorizëm apo indoktrinim të besimtarëve.

Ergys Fasllia dhe Bekim Protopapa, mjek në Malësi të Madhe, që dyshohet se kanë qenë organizatorë të grupit, kanë refuzuar të kenë njohje me dy personat e tjerë të arrestuar.

Sipas të dhënave, 4 të arrestuarit në Shqipëri janë në një linjë me 7 të arrestuarit e aksionit në Kosovë të cilët dyshohet se po ndërmerrnin veprime për kryerjen e cenimit të sigurisë publike dhe jetës së qytetarëve.

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?