Do shpërndahen 10 ton miell për zonat e bllokuara në Dibër

Plot 10 ton miell nga rezervat e shtetit pritet të shpërndahen në zonat e bllokuara në Dibër.

Shpërndarja do të nisë në bashkinë e Klosit nga prefektura e Dibrës.

Emergjencat civile raportuan sot për qarkun e Dibrës:

Swiss Digital Desktop Reklama

Në bashkinë Dibër aksi rural Reç-Lurë dhe Peshkopi-Lurë janë të bllokuar dhe po punohet në secilin prej tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Akset e tjera kombëtare janë të qarkullueshme ndërsa firmat kontraktore vazhdojnë të duke pastruar borën dhe hedhur kripë e skorie në rrugë.

Akset rrugore Qafë Bualli-Peshkopi, Skuraj-Burrel, Ura e Qytetit-Zerqan dhe Burrel-Qafë Bualli qarkullimi bëhet pa zinxhirë. Në këto rrugë punojnë 9 borëpastruese.

Ndërkohë akset  Peshkopi-Kala e Dodës Muhurr-Draj Reç, Qafë Bualli-Krastë, Burrel-Macukull, Ura e Çerenecit – Steblevë, Ura e Çerenecit-Ostren-Trebisht,  Klos-Xibër dhe  Klos-Gurrë qarkullimi bëhet me zinxhirë. Në këto akse janë angazhuar 17 borëpastruese.

I gjithë qarku është furnizuar normalisht me energji elektrike

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?