“Do të identifikojmë ndërtesat që janë për t’u shembur”, Balluku: Përbëjnë rrezik publik

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka organizuar paraditen e sotme një takim me inxhinierët nga Kosova, të cilët janë treguar të gatshëm për të bërë vlerësimin e dëmeve materiale të ndërtesave të shembura dhe riparimin e tyre.

Balluku tha se duhet të bërë identifikimi i ndërtesave që janë për tu shembur, pasi disa bëjnë prbëjnë rrezik publik.

“Njerëzit nuk kanë nevojë vetëm për identifikimin e problematike, por kanë nevojë për mbështetje, jo vetëm ata që u janë shembur ndërtimet, por dhe ata që nuk kanë pësuar dëmtime të banesave. Na duhet të identifikojmë ndërtesat që janë për tu shembur, dhë më pas shkollat dhe spitalet dhe më pas banesat. Disa ndërtesa që përbëjnë rrezik publik”, u shpreh ministrja Balluku.

SHKARKO APP