”Do të jesh përjetësisht fryma ime”, dedikimi rrëqethës i nënës për 20-vjeçarin që u v*a nga shoku
Nëna e 20-vjeçarit Joan Zuko, i cili humbi jetën pasditen e së shtunës në Korçë, ka ndarë një mesazh prekës në kujtim të të birit. Në një dedikim të ndjerë, Ornela Zuko shpreh dhimbjen e madhe për humbjen e djalit të saj, duke e përshkruar Joanin si pjesën më të çmuar të jetës së saj. “Joani do të jesh përjetësisht fryma ime, dashuria ime më e madhe dhe pjesa më e shtrenjtë e zemrës sime”, është mesazhi i saj.
Postimi
Me zemrën e copëtuar dhe me dhimbjen më të madhe që mund të mbajë shpirti i një nëne, në pamundësi për t’iu përgjigjur të gjithëve, ju njoftojmë se më 11 gusht, në orën 12:00, do t’i japim lamtumirën e fundit birit tim të vogël, dritës së syve të mamit.
Biri im, ti do të mbetesh përjetësisht fryma ime, dashuria ime më e madhe dhe pjesa më e shtrenjtë e zemrës sime.
Mami nuk do të të harrojë kurrë dhe do të të mbajë brenda shpirtit deri në frymën e fundit.
U prehsh në paqe, engjëlli i mamit!
KOHA JONË SONDAZH

