“Do të kujtoj sa herë që…”, Armina në lot për vdekjen e motoristit në Himarë
Ndarja nga jeta e 39-vjeçarit Klajdi Shehu është përjetuar keq edhe nga shumë miq të tij, shumica e tyre të njohur, për shkak edhe të pasionit të tij për motorin.
Një prej tyre ka qenë edhe blogerja Armina Mevlani, e cila mesa duket ka qenë mike e Shehut.
“E di që të ka bërë të lumtur gjithmonë muzika e bukur dhe unë do të kujtoj gjithmonë sa herë dëgjoj muzikën e bukur që ti më ke dhënë! Bëji të fala Jim Morrison! Do të na marrë malli Klajd Shehu… shumë!,”-përfundon postimi i Mevlanit shoqëruar me këngën e David Boëie, “Heroes”.
Klajd Shehu ndërroi jetë gjatë ditës së sotme si pasojë e një përplasje fatale me motor në Himarë.

