Dogji sipërfaqe të mëdha pyjore dhe 300 rrënjë ullinjsh, pranga 63-vjeçarit nga Vlora
Aktualitet E Mërkurë, 2 Qershor 2021 10:23
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 11.07.2017, në fshatin Mavrovë të Njësisë Administrative Kotë, në vendin e quajtur “Blodua” është djegur një sipërfaqe toke prej 150 hektarësh pyll-shkurre dhe një sipërfaqe tjetër prej 2.2 hektarësh në të cilën janë shkatërruar rreth 300 rrënjë ullij (10-vjeçarë) në pronësi të 3 shtetasve të tjerë, bashkëfshatarë të autorit në fjalë. Shtetasi Ylli Hoxha, dyshohet se është autori i zjarrvënës së qëllimshme në lidhje me këtë ngjarje. Materialet janë referuar në Prokurori në ngarkim të tij për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.