Doli numri i ri i revistës prestigjoze NEWSBOM: JANË PLEHRA!

“Janë plehra”!

NEWSBOMB.AL, publikon rastin e punonjësit të komunales dhe motrës police që xhiruan 5.5 milionë euro për inceneratorët

Revista Newsbomb.al, e përmuajshme, në numrin e ri të saj është marrë me skemën fiktive të 24 kompanive për inceneratorët. Përveç rastit të pleqve milionerë që janë publikuar në media së fundi, revista ka marrë në shqyrtim rastin e krijimit të firmës AL BER CO&CO, në Berat, nga një 27 vjeçar Santiliago Çifliku në qytetin e Beratit. Firma do të merrej me ndërtime, shtrime rrugësh, asfaltime, eksporte, madje deri te bar restorante.

Swiss Digital Desktop Reklama

Santiliano Çifliku bashkë me të motrën Esmeralda Cifliku, edhe kjo në moshën që u bë pronare ishte 25 vjeç kanë xhiruar nëpërmjet firmës që tashmë ka statusin si të pezulluar, plot 5.5 milionë euro me fatura fiktive. “Janë plehra”, është titulli i madh i aperturës së revistës, ndërkohë që tregon edhe rrugëtimin e dy fëmijëve, vëlla e motër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Njëri, Santiliano, pak vite pasi nisi këtë firmë, u punësua në Drejtorinë e Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë, pasi braktisi Beratin. E pak më vonë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Pastrim Gjelbërimit po në këtë bashki. Ai është larguar nga puna në mars të këtij viti. E motra pas pezullimit të firmës, filloi punë si police në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Dhe kjo, u largua nga puna në mars të vitit 2022.

Revista, pasi publikon dokumentacionin e firmës fiktive të krijuar dhe eksperiencën e dy të rinjve, i ka dhënë hapësirë edhe rasteve të pleqve milionerë që kanë firmosur plot 19 miliardë lekë fatura për llogari të kompanive të inceneratorëve.

Ndërsa deri tani, edhe pse kanë dalë në dritë këto fakte e dokumente, nuk ka vendime konkrete nga ana e prokurorisë së posaçme, SPAK.

Ju mund te shkarkoni ne kete link revistën: https:/revista.newsbomb.al/product/revista-newsbomb-korrik-2022/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?