Dom Gjergj Meta jep situatën shëndetësore e Papës: Gjendja e Atit të Shenjtë kritike, por ka stabilizim pas trajtimeve

Në një postim të fundit, Dom Gjergj Meta ka dhënë informacione mbi gjendjen shëndetësore të Atit të Shenjtë, Papa Francesku, duke theksuar se ajo mbetet ende kritike, por ka pasur përmirësime të vogla.

Ai nënvizoi se që nga mbrëmja e djeshme, Papa nuk ka përjetuar më kriza të tjera frymëmarrjeje dhe ka marrë trajtime të suksesshme me rruaza të kuqe dhe oksigjen me flukse të larta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, disa analiza kanë treguar një pamjaftueshmëri të lehtë të veshkave, por kjo është nën kontroll. Në mëngjes, Papa mori pjesë në Meshën e Shenjtë, duke treguar që është i vetëdijshëm dhe i orientuar. Megjithatë, mjekët janë të kujdesshëm dhe nuk japin një parashikim të qartë për ecurinë e sëmundjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?