Dom Gjergj Meta uron Papën e ri: Shpresojmë që ta shohim sa më shpejt në Shqipëri

Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Dom Gjergj Meta ka uruar Papën e ri të Vatikanit, Leo XIV. Në reagimin e tij ai se katolikët shqiptarë kanë qenë gjithmonë besnikë ndaj Papës deri në martirizim. ”Edhe Papa Leonit XIV i ripërtërijmë besnikërinë dhe bindjen tonë si pasardhës i Pjetrit në krye të Kishës së Romës”, shprehet Dom Gjergj Meta ndër të tjera.

Ndër të tjera, Dom Gjergj Meta shprehet se shpreson që së shpejti Papa Leo të vizitojë Shqipërinë. ‘‘Në emër të Ipeshkvinjëve dhe të gjithë katolikëve në Shqipëri i uroj Papa Leonit XIV zgjedhjen e tij në krye të Kishës katolike. Kardinalët sot i dhanë një Ipeshkëv Romës dhe një Bari Kishës Universale.

Ne e falenderojmë Zotin dhe i lutemi që Papa të ketë ndihmën dhe mbrojten e Hyjit e të Zojës së Këshillit të mirë. Katolikët shqiptarë kanë qenë gjithmonë besnikë ndaj Papës deri në martirizim. Edhe Papa Leonit XIV i ripërtërijmë besnikërinë dhe bindjen tonë si pasardhës i Pjetrit në krye të Kishës së Romës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jam i sigurtë se të gjithë shqiptarët udhqejnë një afeksion të sinqertë ndaj Papës pavarësisht besimit të tyre. Shpresojmë që shumë shpejt ta shohim Papën Leoni në Shqipëri”, shprehet Dom Gjergj Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?