Donald Lu i vonuar/ Ja kur ka folur DASH për 4 klane dhe 20 familje kriminale në Shqipëri

Deklarata e ambasadorit të SHBA-së në Tiranë, Donald Lu për 4 klane dhe 20 familje mafioze në Shqipëri, kanë shkaktuar një tërmet të vërtetë në politikën dhe opinionin publik.

Edhe pse për lidhjet krim-politikë flitet gjithmonë nën zë, kur një ambasador i SHBA-së e thotë këtë gjë, atëherë problemi duket se është bërë i madh dhe shumë shqetësues.

Por deklarata e ambasadorit të SHBA-së duket se nuk janë një shqetësim i tanishëm i Departamentit Amerikan të Shtetit, por të hershme, të paktën 1 vit më parë kur është publikuar një raport për 4 klanet që kontrollojnë Shqipërinë dhe 20 familjet mafioze.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në nëntor të 1 viti më parë, në 2016, agjencia ruse e lajmeve Sputnik në versionin frëngjisht ka shkruar një artikull rreth drogës që trafikohet nga Shqipëria me titullin: “Një mafie më e frikshme se kartelet e Kolumbisë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shkrimi i prestigjiozes ruse nënvizon se në 5 vitet e fundit, 75% e tregut global të drogës është në duart e mafias shqiptare. Sputnik duke emërtuar vendin tonë me nofkën “Kanabistan”, tregon se në Shqipëri qarkullojnë mesatarisht në një vit 46 ton drogë e përkthyer ndryshe në 2 miliardë euro.

“Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, Shqipëria është shtyllë e krimit të organizuar në të gjithë botën dhe pika kryesore trafikimit të drogës, armëve, emigrantëve si dhe në falsifikimin e mallrave. Përveç kësaj, kartelet “kombëtare” dallohen nga mungesa e hierarkisë vertikale, dhe kontrollohen nga grupe familjare. Katër klane të mëdha kontrollojnë 20 familje që gjithashtu drejtojnë trafikun e qenieve njerëzore, prostitucionin, shantazhet, grabitjet e makinave dhe pastrimin e parave”, shkruan Sputnik.

Agjencia prestigjoze shkruan se turqit dhe italianët janë partnerët kryesorë të mafias shqiptare në trafikun e drogës. Këta të fundit, sipas Sputnik, ruajnë lidhjet me zyrtarët, policinë, doganën, shërbimet sekrete e madje ushtrinë në vendet e tyre.

Agjencia e lajmeve raportonte në atë kohë edhe për aksionin në Rrëshen ku u arrestuan 15 persona dhe u sekuestrua 3 ton drogë. Ndërsa shkruan edhe për pistat e avionëve të vegjël që transportonin drogë në Itali. Sipas Sputnik, policia shqiptare nuk është efektive në luftën kundër krimit të organizuar.

Image

/ SYRI.net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?