Dosja që çon Vangjush Dakon në burg

Ish-kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako do të përballet me drejtësinë për dy akuza. Lejimi i katër kateve shtesë në pallatin e ndërtuesit Fiqiri Farruku në lagjen 5 në Durrës, është njëra nga akuzat me të cilat SPAK kërkoi arrestimin e ish-kryebashkiakut Vangjush Dako dhe 9 personave të tjerë.

Nga momenti kur mori lejen për 7 kate, sipas SPAK ndërtuesi dorëzoi ndër vite deri në 2012-ën disa kërkesa në bashki për shtimin e kateve, një nga një, dhe Bashkia e Durrësit, e zbardhi lejen dy vjet më vonë, në 2014, sipas SPAK me dijeninë e Vangjush Dakos, ku ligjërohen 11 kate. Në dosje, citohet se nisja e punimeve është kontrolluar nga një supervizor pa licencë, në moshën 79 vjeç. Përveç Dakos SPAK ka vendosur nën akuzë gjithë punonjësit e bashkisë të angazhuar me kryerjen e procedurave që kanë lejuar legalizimin e pallatit 11 katësh dhe i kanë hapur rrugë regjistrimit të godinës në Hipotekë.

Sa i takon akuzës së dytë për tenderin që prek shëtitoren në Durrës, SPAK thotë se tarifa e studimit dhe vlera e fondit limit, është llogaritur dhjetë herë më e lartë se sa duhet të ishte, sipas kritereve të Vendimit të Këshillit të Ministrave.

Dako është transferuar nga Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës te Blloku i Sigurisë në rrugën “Mine Peza”. Deri më tani janë 5 urdhëra arresti të ekzekutuar, 4 të arrestuarit e parë dhe një grua që është dorëzuar mbrëmë vonë.

10 të akuzuarit në dosjen e Dakos

Vangjush Dako-Arrest në burg
Adhurim Qehahaj-Arrest në burg
Ermal Lama-Arrest në burg
Fatmir Ejupi-Arrest në burg
Adrian Bulku-Arrest në burg
Fiqiri Farruku-Arrest në burg
Adnand Toccila-Arrest në burg
Meri Semini (Priftuli)-Arrest në shtëpi
Ferzilet Hajderi-Arrest në shtëpi
Diana Dedja-Arrest në shtëpi

SHKARKO APP