Drama e një familje të copëtuar, nipi vret gjyshen e më pas vetëvritet

Redjon Shtylla

Edhe dy arkivole dolën dje nga shtëpia e famijes Çurri, pas babait dhe djalit të kësaj familje vite më parë, të vrarë. Krimi i rëndë që tronditi qytetin bregdetar në Durrës, i mori jetën 80 vjeçares, Hurma Çurri e vrarë nga nipi i saj 23 vjeçari Irsid Curri, i cili më pas vrau veten.

Sipas burimeve nga policia, ky krim ka një dramë të fortë familjare dhe siç bëri me dije policia e Durrësit, krimi erdhi nga dora e Irsid. 23 vjeçari nuk ishte një person i panjohur në Durrës, pasi Ersidi kishte një vit që kishte dalë nga burgu, ku vuajti dënimin prej 10 vitesh, pas një vrasje kur ai kishte bërë në moshën 14 vjeçare. Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 12:15 minuta në Durrës, në lagjen numër 7 të qytetit bregdetar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy trupat e pajetë u gjendën në një banesë pranë Muzeut të Dëshmorëve, ku Ersidi qëlloi për vdekje me armë zjarri gjyshen e tij, Hurma Curri, dhe më pas i drejtoi armën vetes, duke i dhënë fund jetës. 23 vjeçari jetonte me gjyshen e saj, në një banesë të thjeshtë dhe Irsidi ishte braktisur nga e ëma e cila jeton në Itali prej disa vitesh bashkë me vëllezërit e Ersidit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngjarja

23-vjeçari dhe gjyshja e tij, 80 vjeçe, u gjetën në banesën e të moshuarës, ndërsa dera ishte mbyllur nga brenda me çelës. Me të dëgjuar të shënat, fqinjët njoftuan forcat e policisë dhe vrapuan tek dera e shtëpisë së 80 vjeçares, ku trokitën e thirrën me zë të lartë por që askush nuk ju përgjigj pasi dera rezultonte e mbyllur nga brenda.

Trupat u gjetën me plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Gjyshja Hurma kishte disa të tilla në trup, kurse i riu një plagë me plumb në gojë. Fqinjë të së moshuarës bëjnë me dije se ajo së bashku me nipin jetonin së bashku në banesë, pasi nëna e të riut ndodhej në Itali që pas vrasjes së të shoqit dhe të birit në vitin 2010. I riu ishte pjesë një familje ku kishin ishin vrarë i ati dhe i vëllai, kurse vetë adoleshenti, kishte vrarë në moshë adoleshente një moshatarin e tij.

Drama e familjes

Një familje e ndarë, një vëlla e një baba i vrarë, një nënë sëbashku me dy djemtë e larguar në Itali dhe Ersidi që jetonte me gjyshen, është drama e  zymtë e familjes Curri.

Nga hetimet e deritanishme të policisë por edhe të prokurorisë, ka dyshime se shkak i krimit të dyfishtë ka qenë si pasojë e një gjendje depresive të të riut. Duke marrë në shqyrtim dhe dosjen penale të 23-vjeçarit, ai përveç vrasjes së bashkëmoshtarit të tij kur ishte 14 vjeç, një tjetra drama lidhen me familjen e tij, siç ishte vrasja e vëllait të tij para 7 vitesh me plumb në kokë.

Edhe pse në fillim policia mendoi se krimi i dyfishtë mund të kishte pas ndonjë motiv hakmarrje, pas këqyrjes së provave materiale rezultoi se bëhej fjalë për një vrasje dhe vetëvrasje të pastër. Thuhet se i riu kishte qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të gjyshes, më të cilën jetonte prej një viti pasi kishte dalë nga burgu. Kjo pasi pas vdekjes së babait, vëllait dhe faktit që ai ishte në burg, nëna bashkë me dy vëllezërit ishin larguar drejt Italisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?