Drejt përfundimit një tjetër investim në rrjetin e shpërndarjes së ujit në Tiranë
Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Tiranë është drejt finalizimit të një tjetër investimi në kryeqytet.
Specialistët e terrenit janë duke punuar në kryqëzimin e dy rrugëve, asaj “Bernardo Bilota” dhe rrugës “Dritan Hoxha”, ku është drejt përfundimit investimi më i ri në rrjetin e shpërndarjes.
Ky investim u vjen në ndihmë banorëve të zonës. UKT bën të ditur se përmes Drejtorisë Operacionale është gjatë gjithë kohës në dispozicion të nevojave për ndërhyrje apo investime në kryeqytet.
KOHA JONË SONDAZH

