Drejt përfundimit numërimi i kutive në Vlorë, ja si ndahen mandatet. PS kryeson
Edhe në qarkun e Vlorës po mbyllet procesi i numërimit, përshkak se edhe është qarku me pjesëmarrjen më të ulët në votime.
Në qarkun e Vlorës janë numëruar deri më tani 96% e kutive të votimit, ku vijon të kryesojë bindshëm PS. Sipas të dhënave të KQZ rezulton se deri më tani PS ka marrë 58.0% të votave, ndërsa PD ka marrë 31.5%. LSI ka marrë deri më tani vetëm 6 % të votave, ndërsa ndër partitë e tjera ajo që ka marrë më shumë është Bindja Demokratike që ka marrë 1.7% të votave.
Deri tani Partia Socialiste ka fituar 8 mandate ndërsa Partia Demokratike 4. Përfundon procesi i numërimit në Bashkinë Himarë. PS fiton shumicën me 3447 vota në total ose 58.67 %, e ndjekur nga PD me 1854 vota ose 31.56 %. LSI ka marrë 5.80 % të votave ose 341 vota ndërsa në këtë bashki janë shpallur të pavlefshme 124 fletë votimit.

