Drejtësia – Gjykata e Lartë, pesë gjyqtarëve u mbaron mandati

Gjykata e Lartë shpalli mbarimin e mandatit për 5 gjyqtarë të saj. Vendimi u mor në mbledhjen e trupës së gjyqtarëve të drejtuar nga kryetari i gjykatës së Lartë.

Trupa e gjyqtarëve, pasi diskutoi situatën ligjore që ka të bëjë me mandatin e këtyre gjyqtarëve dhe pas konstatitimit të përmbushjes së mandatit 9 vjeçar në këtë gjykatë, vendosi deklarimin e përfundimit të mandatit të gjyqtarëve:

  1. Aleksandër Muskaj
  2. Evelina Qirjako
  3. Guxim Zenelaj
  4. Arjana Fullani
  5. Andi Çeliku

Gjykata e Lartë, sipas nenit 1 të ligjit Nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë” (ndryshuar me ligjin nr. 151/2013 dhe me ligjin nr. 177/2014), duhet të ketë në përbërje të saj 19 gjyqtarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht, prej kohësh kjo gjykatë funksionon me një përbërje prej 14 gjyqtarësh, 7 prej të cilëve u ka mbaruar aktualisht mandati.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?