Drejtoria e Përgjithshme Detare me njoftim të rëndësishëm: Pritet përkeqësim i motit

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka bërë një njoftim për përkeqësimin e motit në Shqipëri gjatë ditës së nesërme.

Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se si rezultat i erave te forta me drejtim jug në daten 4 Nëntor 2021 deri më 5 Nëntor 2021 moti përgjatë gjithë bregdetit të Republikës se Shqipërisë do jetë i përkeqësuar.

Njoftim për përkeqësim të motit në Republikën e Shqipërisë🌧🌊!

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtoria e Përgjithshme Detare ju njofton se si rezultat i erave te forta me drejtim jug në daten 4 Nëntor 2021 deri më 5 Nëntor 2021 moti përgjatë gjithë bregdetit të Republikës se Shqipërisë do jetë i përkeqësuar.Këto zona do të përfshihen nga era me drejtim jug-juglindje me shpejtësi deri në 31 milje në orë dhe valezimi në Detin Adriatik do të jetë me forcën 4-5 me  lartësi dallge mbi 3m dhe në Detin Jon forca 5-7 me lartësi dallge deri ne 4m🌊.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë , duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qënë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?