Drejtuesit e furgonave protestë para Bashkisë së Beratit: Kemi 22 ditë pa punë

Drejtuesit e mjeteve të transportit ndërqytetas 8+1, kanë zhvilluar sot një protestë përpara Bashkisë së Beratit, për të kërkuar rifillimin e punës.

Shoferët thonë se prej 22 ditësh nuk po punojnë, pasi Bashkia ka limituar nga 80 në 3, numrin e mjeteve për shërbimin e transportit 8+1.

Sipas drejtuesve të këtyre mjeteve, tashmë transportin ndërqytetës po e kryejnë vetëm autobusët, duke bërë që dhjetëra qytetarë të mbeten pa punë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?