Drejtuesit e rinj të shkollave, ministrja Manastirliu: Deri tani 678 aplikantë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu informon se deri tani janë 678 drejtues, mësues dhe aspirantë që kanë aplikuar për 200 pozicionet e drejtuesve në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme.

“Ky është vetëm fillimi i një procesi të hapur dhe transparent, ku më të mirët do të zgjidhen për të udhëhequr shkollat tona”, tha Manastirliu.

Ministria hapi në fillim të këtij muaji thirrjen për 200 pozicione drejtuesish të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në të gjithë vendin, për të pasur drejtuesit më të mirë, që do të udhëheqin shkollat.

SHKARKO APP