Drekë me të moshuarit, Sakja: Këmbanë detyrimi dhe kujdesi

”Kujdes dhe detyrim ndaj të moshuarëve”, këtë mesazh kreu i Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja, e ka ndarë në rrjetin social facebook, në ”Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarëve”.

Në këtë ditë të rëndësishme, që më shumë se sa një mesazh për gjyshërit na jep thirrjen për kujdesin, ashtu siç thekson kryebashkiaku Sakja, se ”muaji tetor, është këmbanë që na kujton kujdesin që i detyrohemi të moshuarve”.

Sakja iu kushtoi këtë të dielë të moshuarëve që jetojnë në ”Shtëpinë e të Moshuarve”, duke u premtuar atyre më shumë mbështetje ndaj tyre. ”Sot në ditën e të moshuarve ia kushtova ditën të moshuarve që jetojnë në Shtëpinë e të moshuarëve të qytetit dhe iu bashkova me shumë dëshirë drekës së shtruar për ta”,-shprehet kryetari Sakja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu të moshuarve, u bë suprizë edhe një minokoncert. ”Drejtoria e Kulturës dhe Turizmit i ofroi atyre edhe një minikorcert”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fund, kryebashkiaku e mbyll me këtë mesazh, për më shumë dashuri për ta. “1 tetori është një këmbanë që na kujton kujdesin që i detyrohemi të moshuarve. Me shumë dashuri për ta na e bën jetën më të mirë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?