Tritan Shehu flet për ministrin teknik të PD
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka komentuar lajmet e shërndara ditët e fundit për vijimin e detyrës nga ministri teknik i PD-së, Dritan Demiraj përgjatë “Qeverisë Rama 2”. Sipas tij, ky lajm është i rremë dhe ka për qëllim përbaltjen e PD.
“Mbasi u shfry tullumbaci i koalicionit me LSI-në, po fryhet një tjetër, ai i lidhjeve imagjinare PD-PS!”, – shkruan deputeti.
Postimi i plotë
Përsëri me “FAKE NEWS” për të përbaltur PD-në! Mjegullnaja e radhës: Ministri Demiraj do të vazhdojë si ministër edhe në “Qeverinë Rama 2”!!!
Dhe mbas kësaj “shkrehen bateri topash” kundër Bashës e politikave të PD; pa dyshim edhe nga “dashamirës” të PD!
Mbasi u shfry tullumbaci i koalicionit me LSI, po fryhet një tjetër, ai i lidhjeve imagjinare PD-PS!
Sa shumë fabrika dezinformimi janë sponsorizuar? Apo është një e vetme me shumë finale??? E gjithë kjo më kujton “Pallatin e Ëndrave” të të madhit Kadare.

